
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër status në “Twitter” pas akuzave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, për udhëtimet me charter, ku nga të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë, ai kishte 274 fluturime me “CHARTER – 0000”.
Pasi krahasoi më herët shpenzimet e Kryeministrit për udhëtimet jashtë të vitit 2010 dhe të vitit 2021, Rama tani ka publikuar dhe të dhënat e viteve 2008 dhe 2022.
Kreu i Qeverisë shkruan se kjo është një tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona eurove për fluturime tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallën me përbuzje shqiptarët.
Postimi i plotë:
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për fluturime tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2008 –> 261.023 Lek të reja
2022 –> 120.459 Lek të reja