Rama presion prokurorisë: Provat t’i sollëm, pse s’i heton televizionet?

Jil
Jil
2 Min Read

Kryefjalë e cdo bisedë me qytetarët, por jo vetëm në dy javët e fundit të Edi Ramës kanë qenë mediat dhe lajmet e rreme, që sipas tij po prodhojnë dhe përhapin kundër qeverisë.

Sot, kryeministri ka bërë hapin e dytë. Ai i është drejtuar duke akuzuar prokurorinë e Tiranës se po fle mbi dosjet me provat e evazionit që ka çuar për disa prej mediave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Pastrues parash dhe evazorë  të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrata tatimore!

Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja” shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e akuzonte se shpenzonte miliona euro për udhëtimet jashtë Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar edhe kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar dhe ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare.

Postimi i Ramës:

Shpifja monumentale e miliona € për  tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2010   251.365Lek të reja Sali Berisha

2021   64.972Lek të reja Edi Rama

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *