JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama: Putin e do “non gratën” për çelës që t’i mbyllë derën Shqipërisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Kamëz këtë të martë. Kreu i qeverisë gjatë prezantimit të punëve për këtë bashki u ndal edhe tek çështja e financimeve ruse tek Partia Demokratike. Rama tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e do “‘non gratën’ për çelës që t’i mbyllë derën Shqipërisë”.

“Sot mund t’ju them këtë që shpallja “non grata” e një njeriu që ka qenë President i Republikës për 5 vjet, kryeministër për 8 vjet me të cilin SHBA kanë bashkëpunuar ngushtë të mos jetë e lidhur me rublat, nuk ka mundësi. A ju kujtohet vetë “non grata” se “non gratën” këtu në Kamëz edhe e dëgjojnë me vëmendje tha më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vuri përpara dosjen e parave ruse dhe ia refuzova kategorikisht. Nuk ka shans. A ju kujtohet? Po tani? Tani thotë, jo nuk e dija unë e ka bërë “brava”. Por brava e shkretë pa çelësin s’ka ça bën fare. Brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Dhe çelësi është ky. Ky është çelësi. Ky ka qenë, ky është çelësi. Tani për çfarë e do Putini këtë? E do për çelës që t’i mbyllë Shqipërisë derën, kaq po ju them. T’i mbyllë derën dhe t’i verë flakën, se për të vënë flakën ka dhënë prova që di me e bërë atë punë”,

 u shpreh Rama.

“Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri, kundër qeverisë në Shqipëri? Për ta bërë Shqipërinë më demokratike? Për ta bërë Shqipërinë më të fortë? Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë dhe aleatët strategjikë? Jo. Komplet për të kundërtën. Për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë strategjikë. Dhe pse pikërisht PD-në? Unë mendoj dhe unë besoj që shumë shpejt do të shikojmë që nuk është vetëm PD, por kjo është temë tjetër. Unë jam i bindur që përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, mendoj që ata bashkë edhe me atë partinë e lekut, PL-në, janë në thesin e rublave”, u shpreh Rama./tvklan.al

Scroll to Top