Raporti Botëror, Shqipëria në mesin e 10 vendeve të para për kultivimin dhe shitjen e kanabisit

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në listën e 10 vendeve të para për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në rang global, është vendosur edhe Shqipëria.

Raporti Botëror i Drogës për vitin 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se Shqipëria zë vendin e 7-të në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Nga 154 vende, Shqipëria renditet e 7-ta vetëm pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Vendi ynë kaloi dhe shtetet si Kirgistani, Irani, Nepali dhe India, të cilat plotësuan listën e 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit nga 154 vende.

Shqipëria renditet gjithashtu e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke sugjeruar se ka një veprimtari të zhvilluar në kultivimin e kanabisit, i cili ose eksportohet ose përdoret brenda vendit.

Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën ‘rrugë ballkanike’ për trafikun e heroinës, e cila nis në Pakistan dhe kalon nga Siria, Turqia, Greqia dhe Shqipëria për të vazhduar drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka ndikuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge, ndonëse shpesh pretendohet se legalizimi ka efekt të kundërt.

Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve të drogës, veçanërisht te gratë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *