JiL.al - Jeto i Lumtur

Rasti i Ervis Martinaj, zhdukje apo inskenim? Eksperti i kriminalistikës zbërthen pistat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se Ervis Martinaj mund të jetë zhdukur, por mund të bëhet fjalë dhe për një inskenim.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se para se të analizohen këto dy pista duhet pranuar se situata e krimit është “ulëritëse”.

Sipas ekspertit ka një “mbyllje syri” sa i takon zbardhjes së çështjes.

Në gjykimin e tij të ftohtë, Rexhepi pohon se duket sikur nuk po ecet me ritmet e duhura për të ndëshkuar kriminelët.

Ai solli në vëmendje gjithashtu, shkarkimin e gjithë zinxhirit komandues për ngjarjen e rëndë në Potam ku humbi jetën vogëlushja Jonada, duke e krahasuar me ngjarjet ku është përfshirë Martinaj dhe nuk ka pasur asnjë shkarkim apo masë të marrë ndaj zyrtarëve.

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top