Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gati 1,300 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla të hënën, duke vendosur një rekord të ri ditor. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se 1,295 emigrantë mbërritën në ishull duke tejkaluar nivelin e mëparshëm, të vendosur në nëntor.
Sipas autoriteteve ky është numri më i lartë ditor i emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i regjistrimeve në 2018. Rreth 27 varka të vogla mbërritën në portin e Doverit të hënën pas kalimit të rrezikshëm të detit.
Kjo shifër e lartë rekord vjen pas tre ditësh mot të keq ku nuk u regjistrua asnjë emigrant që hynte në vend.
Më shumë se 22,670 njerëz kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga Franca deri më tani këtë vit, krahasuar me vetëm 12,500 në të njëjtën kohë në 2021. Një raport i Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se numri mund të rritet në 60,000 deri në fund të vitit 2022.
Politikani i njohur Nigel Farage në një postim në Twitter ka shkruar se shumica janë të rinj edhe nga Shqipëria.
Kështu ditën e djeshme Kanalin e kanë kaluar ilegalisht 1295 persona. Është një rekord i ri. Pothuajse të gjithë të rinjtë, shumë nga Shqipëria. Ky është një turp.JOQ Albania
..jetoilumtu.al/