“Rekrutohen për të paguar rrugën e vajtjes”, DailyMail: Shqiptarët i drejtohen “shtëpive të barit” 3 ditë pasi …

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një artikull i DailyMail ka nxjerr në dritë të dhëna nga fenomeni i emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, teksa ata kanë zbuluar se të rinjtë shqiptarë po punojnë në fermat e kanabisit brenda tre ditëve nga kalimi i Kanalit.

Sipas tyre ata po rekrutohen në mënyrë aktive nga bosët e drogës për të kultivuar kanabis në shtëpi boshe dhe ndërtesa industriale që janë shndërruar në vende prodhimi.

Emigrantët, shumica e të cilëve janë meshkuj në të 20-at, kryejnë punën për të ndihmuar në pagimin e borxheve prej 5,000 £ që u detyrohen kontrabandistëve kurdë pas udhëtimeve me gomone që ndërmarrin për të arritur në ishull.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit – më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021.

Shqiptarët përbënin rreth 60% të ardhjeve gjatë verës, me zyrtarët e Home Office që thonë se më shumë se 6,000 kanë mbërritur në Britaninë e Madhe deri në gusht të këtij viti me gomone nën standarde krahasuar me më pak se 900 në tre vitet e mëparshme.

Transmetimi ‘bombë’ i Piranjave në lidhje me emigrantët e paligjshëm që kalojnë kufirin me anë të gomoneve dha detaje të reja gjatë pjesës së dytë të realizimit të dokumentarit, të tilla si vajtja në kamp, dhënia e parave, ditët e qëndrimit aty, dhe pritja për tu nisur me gomone drejt Anglisë.

Gazetari Harlicaj në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që ‘ishte diçka që unë e doja. Jam vetë me origjinë nga veriu, dhe është realitet shumë i prekshëm, kemi humbur shumë shokë për shkak të emigracionit, dhe kemi ngelur shumë pak në Shqipëri’.

Qëllimi kryesor i transmetimit të Piranjave ishte dëshira për të sjellë vuajtjet e këtyre personave, shumë vuajtje dhe shumë peripeci, të këtyre njerëzve në rrugëtimin e tyre drejt Anglisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *