
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Rëndohet bilanci nga tragjedia në Klos, pasi ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës 17-vjeçar që u vra me armë zjarri.
Gazetari Enver Doçi bën me dije se ka humbur jetën në spital babai i Danjel Hasulës, 17-vjeçari që mbeti i vdekur në vend pas të shtëna nga autori i dyshuar B. Mjeshtri, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin krimit. Mësohet se mes dy fiseve ka pasur konflikte të hershme, të cilat sot shkaktuan këtë
Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë 17-vjeçari ndërsa disa të tjerë u plagosën, (paraprakisht raportohet për më shumë se dy të plagosur) mes tyre edhe babai i viktimës.
Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve, Mjeshtri dhe Hasula, një konflikt ky që thuhet se ka qenë i vazhdueshëm.Dyshohet se mes fisit Hasula dhe Mjeshtri ka pasur konflikte të vazhdueshme, që sot çuan në këtë tragjedi të rëndë.
Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur disa persona të tjerë.