Rëndohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Jil
Jil
2 Min Read

Ka shkuar mbi 25 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti Turqi dhe Siri.

21 848 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi ndërsa 3553 të vdekur janë konfirmuar në Siri, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25,401.

Rikujtojmë se në orët e para të mëngjesit të së hënës, Turqia u godit nga 2 tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të shkallës Rihter.

Qeveria e Turqisë do të ndërmarrë veprime kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në zonat e goditura nga tërmeti, tha Rexhep Tajip Erdogan.

Në deklaratat e tij gjatë një takimi në zonat e prekura, presidenti turk tha se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 21 mijë, ndërsa theksoi se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj.

Ai tha më tej se qindra mijëra ndërtesa janë të pabanueshme në Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillojnë së shpejti procesin e rindërtimit.

“Ne kemi planifikuar të rindërtojmë qindra mijëra ndërtesa,” tha ai, duke shtuar: “Ne do të fillojmë të ndërmarrim hapa konkretë brenda disa javësh”.

Deklaratat e presidentit turk në lidhje me plaçkitjen u parapri nga vendimi i Austrisë për të pezulluar operacionet e shpëtimit për shkak të përkeqësimit të “situatës së sigurisë”, siç tha një zëdhënës i njësisë.

“Ka pasur përplasje mes grupeve”, tha ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP pa dhënë detaje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *