JiL.al - Jeto i Lumtur

Reshjet e dendura burim aksidentesh, makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Sot kanë zbritur temperature në vend, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut.

Si pasojë e kushteve atmosferike, është vështirësuar edhe komunikacioni, e në disa raste janë shënuar edhe aksidente.

Një automjet është përfshirë në një aksident të frikshëm mëngjesin e kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Sipas burimeve nga vendngjarja automjeti gjatë lëvizjes ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti. Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.

Reshjet e dendura burim aksidentesh. Po ashtu në qytetin e Durrësit për shkak të reshjeve intensive janë përmbytur sonte shumë rrugë. Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gjendja më e vështirë ishte në hyrje të qytetit te Durësit, pranë rrethrrotullimit, në shëtitoren “Taulantia”, rrugën paralele me portin, por edhe në disa lagje të tjera.

Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17, kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve, pasi uji ka vërshuar në trotuare. Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.

Scroll to Top