Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi ka treguar se situata me zjarret pas riaktivizimit gjatë ditës së sotme është dramatike. Ai u shpreh se ka pasur shpërthime municionesh dhe shprehu bindjen se në këtë zonë zjarri është vënë qëllimisht. Prefekti i Lezhës tha se situata po përballohet me vështirësi, por ia kanë dalë me sukses të mos lejohet dëmtimi i banesave apo bizneseve, si edhe të mos ketë të lënduar në njerëz.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Situata është dramatike, por me gjithë masat që kemi marrë me bashkinë Lezhës, emergjencat civile është në përmirësim. Dje pasdite ka pasur intensitet të flakëve të ndikuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. S’kemi pasur djegie të banesave apo lëndime në njerëz. Ka pasur shpërthime të municioneve të ndryshme, që janë vendosur nga banorë të zonës. Në operacion janë 5 zjarrfikëse, janë ndarë në dy grupe. Dy vatra që rrezikonin banesat u vendos në kontroll, situata është optimiste.
Patjetër që vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, kemi 3 ditë në zonën Roshit në Mirditë, po luftohet me zjarrfikëse dhe atje rezultatet janë pozitive. Ndërsa këtu kemi 4 vatra zjarri. Po e përballojmë me vështirësi por me sukses. Ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e nevojshme. Pavarësisht përkeqësimit të orëve të fundit, situata ka qenë në kontroll,”- tha ai.
Ndërkohë që aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara. dosja…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/