Rikthehet stina e verës në vend, meteorologia tregon ditët e javës kur “kapërcejnë” temperaturat

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sot pasdite do të ketë vranësirz vetëm në zonat malore ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu, në qarkun e Tropojës dhe shumë pak Kukësi, reshje këto të papërfillshme.

E gjithë kjo javë do të jetë e qëndrueshmepërsa i përket motit. Paraditet do të jenë me diell.

Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 pjesa më e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin ediellit.

Vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen herë pas here pasditeve.

Mëngjesi i sotëm ka ndjekur mëngjeset e javës së kaluar me temperatura relativisht të ngrohta.

Por duket nisur nga dita e nesërme e deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave dhe mëngjeset do të jenë goxha të freskëta.

Në zonat malore termometro do të ulet deri në 5 gradë. Temperatura këto tipike të mujit tetor.

Një ndryshim të madh do të pësojnë vlerat termike në mesditë. Ditën e sotme priten temperatura 25-26 gradë celius.

Kështu pritet të vazhdojë deri në mesin e javës, por pas ditës së mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë, temperatura tipike këto të pranverë-verës, bën me dije meteorologia Lajda Proja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *