Rindërtimi nga tërmeti, Berisha: Qeveria i përdori fondet për të blerë votat

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kryedemokrati Sali Berisha në një komunikimi live në Facebook shprehu sot ngushëllimet e tij për 51 viktimat e tërmetit të para 3 viteve në vend.

Berisha tha se qeveria aktuale është përgjegjëse për jetët e humbura, nuk dënoi autorët e vërtetë dhe shpërdoroi masivisht fondin e tërmetit.

Ai theksoi se miliona euro nga fondi për tërmetin janë përdorur për të blerë votat.

“Sot është një ditë, në të cilën tre vjet më parë, një tërmet i rëndë, i fuqishëm, tronditi thellësisht Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, bëri dëme të mëdha materiale, por mbi të gjitha, 51 qytetarë mbetën në rrënojat e këtyre shtëpive nga ky tërmet. Më dramatike, vdekjen e pafajshme të këtyre fëmijëve, grave dhe burrave, në Thumanë dhe Durrës, që dhanë shpirt nën rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se të gjithë ata, në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do kishte dëshmuar përgjegjësinë me minimale, do jetonin dhe do ishin të gjallë midis nesh sot. E them këtë, sepse të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në rrënojat e pallateve të deklaruara të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit të atij viti, por babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, të sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot.

Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë. Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro. Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *