Roja i sigurisë në Itali vret të dashurën 23-vjeçare në gjumë dhe më pas qëllon veten…

Jil
Jil
2 Min Read

GENOVA- Giulia Donato ishte emri i vajzës 23-vjeçare që u vra me armë zjarri nga i dashuri i saj, Andrea Corvaia. Pasi i mori jetën të resë, 32-vjeçari më pas e ktheu armën nga vetja e tij dhe u vetëvra.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas të dhënave që u mblodhën nga hetuesit, dy të rinjtë kishin një lidhje sentimentale e nisur pranverën e kaluar, por nuk u kishte ecur mirë duke pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme që javët e fundit gjithnjë e më të shpeshta. Këtë pasdite kishin pasur edhe një tjetër debat.

Sherri i fundit, ai i pasdites së sotme, pati epilogun më tragjik dhe më të padrejtë; Giulia u vra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit, ndoshta teksa ishte duke fjetur, ku i dashuri i saj i mori jetën me një të shtënë në gojë.

Giulia, e lindur në mars 1999, ndau fillimin e lidhjes së saj me Andrean në rrjetet sociale majin e kaluar.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë për probleme të lidhura me familjen apo çiftin. Vajza ishte shumë e sjellshme, e njihte vajzën time dhe ndonjëherë vinte në dyqan. Është një tragjedi e madhe,”– thotë Mauro Filippone, pronari i një dyqani tatuazhesh që ndodhet afër numrit 22 në via Anfossi.

I dashuri që i mori jetën ishte roje sigurie dhe i mori jetën me pistoletën e shërbimit. Ishte motra e 31-vjeçarit e cila shkoi në shtëpinë e kunatës, pasi nuk kishte asnjë lajm nga i vëllai dhe gjeti dy kufomat.noa.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *