Rrahën për vdekje të riun, gjykata burgos tre shqiptarët në Angli

Jil
Jil
1 Min Read

Tre shqiptarë janë dënuar me burg pasi rrahën për vdekje një të ri që kishte tentuar t’i vidhte drogën brenda shtëpisë së barit në Angli.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2021 ku 23 vjeçari Tomosaga nga Dagenham, në lindje të Londrës, u përpoq që të vidhte kanabis në një shtëpi bari në Cardiff.

Tre shqiptarët u shpallën fajtor dhe u dënuan me burg: Josif Nushi, 27 vjeç me 20 vjet burg, Mihal Dhana, 29 vjeç u dënua me 16 vjet burg ndërsa Hysland Aliaj, 31 vjeç u dënua me 10 vjet për vrasje nga pakujdesia.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Motra e të riut tha në gjykatë se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur si një qese plehrash”.

Të tre burrat u larguan në Shqipëri pas vrasjes, por u ekstraduan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u gjykuar.

Hetimi ishte një nga hetimet më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë nga Policia e Uellsit të Jugut, me arrestime në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *