Rrahu me shkelma policin në makinë, zbardhet dosja e “gangsteres” së Bilishtit

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deizi Arapi, vajza nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll, nuk është liruar nga ndjekje penale siç deklaroi në rrjetet sociale, por vijon të jetë ende nën hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

28-vjeçarja Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qendër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti. Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së policisë.

Por në 28 gusht, Dezi Arapi, ka dalë para gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”, masë kjo e kërkuar nga prokurori Dashnor Nure dhe miratuar më pas nga gjyqtari i gatshëm, Arben Lera.

Rrahu policin në makinë

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News” më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe shtetasja në hetim Deizi Arapi, kanë qenë në qendër të qytetit të Bilishtit.

Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofoni të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë dhe u kanë kërkuar të rinjve të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.

Kërkesës së punonjësve të policisë, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë.

Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar.

Për këtë arsye policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe  shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë

Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për policin si dhe kanë dëshmuar dhe pjesa tjetër e efektivëve të patrullës.

Mes personave të shoqëruar ka qenë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.

Seanca

Masa sigurimit “Detyrim me paraqitje”  është kërkuar dhe nga mbrojtësi i Deizi Arapit, avokati i njohur Nevzat Tarelli, i cili gjatë argumentimit ligjor kërkoi deklarimin e paligjshëm të arrestimit nga policia të klientes së tij, Deizi Arapi.

Por prokurori Nure, kundërshtoi avokatin duke deklaruar para gjykatës se arrestimi i Deizi Arapit është kryer në flagrancë, gjatë kryerjes së veprës penale dhe policia shoqëron dhe arreston këdo individ që konstatohet në flagrancë duke kryer një vepër penale.

Në fund të diskutimit në seancën gjyqësore, gjyqtari Arben Lera, vendosi që Arapi të lirohet nga qelia, por 28-vjeçarja detyrohet të paraqitet dy herë në muaj në orën 10:00 pranë një oficeri të policisë në komisariatin e Devollit./Ora News

Burimi https://lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *