Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mëngjesin e sotëm është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.
Raportohet se shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.
Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.
Reshjet e shumta të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar e kanë vështirësuar situatën duke bërë që të ketë probleme në rrugët kombëtare të qarkut Dibër.