Rrëshqitje masive dheu në ishullin italian, mbi 10 persona të zhdukur

Jil
Jil
1 Min Read

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje masive dheu të shtunën herët në mëngjes në ishullin jugor italian të Iskias. Si pasojë 12 persona rezultojnë të zhdukur.

Forca e baltës që rrëshqiste nga malet ishte aq e madhe sa arriti të marrë përpara makina e autobusë duke i hedhur ato në det.

Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Të paktën 100 persona raportohen të kenë mbetur të bllokuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Fillimish pati paqartësi mbi numrin e të vdekurve.

Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini tha se tetë persona ishin konfirmuar të vdekur, më pas ministri i brendshëm tha se nuk ishte konfirmuar ende asnjë vdekje, por 10 deri në 12 persona rezultonin të zhdukur.

Kryetari i bashkisë së Napolit u citua nga agjencia e lajmeve ANSA të ketë thënë se në ishull ishte gjetur trupi i një prej viktimave të mundshëm. ANSA njoftoi gjithashtu se të paktën 10 ndërtesa janë shembur./zeri i amerikes

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *