Rreth 16 kg heroinë dhe 33 mijë euro në makinë, 29-vjeçarin shqiptar e tradhtojnë emocionet, arrestohet me gruan

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një 29-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare, janë arrestuar në flagrancë në Itali, teksa po transportonin me mjetin e tyre rreth 9 kilogram heroinë, ndërsa u janë  gjetur edhe 33 mijë euro cash.

Nga hetimet kishte rezultuar se korrierët shqiptarë përdornin si mjet transporti droge një Volkswagen Polo në provincën e Padovës dhe në ato fqinje. Automjeti, përveçse ka kaluar disa herë nëpër kryeqytet, dukej se kishte kontrolle të ndryshme edhe në provincën e Parmës, e drejtuar gjithmonë nga 29-vjeçari shqiptar.

Në tetor 2020, të njëjtët agjentë të Skuadrës Fluturuese të Padovës kishin arrestuar një tjetër korrier, gjithashtu përdorues i një modeli të ngjashëm makine, në krye të një laboratori këtë herë në provincën e Rovigos , brenda të cilit u sekuestruan 32 kilogramë heroinë .

E njëjta makinë është vënë re nga policia pasditen e djeshme, në dalje të autostradës Padova Ovest, ku në bord ishte vetë 29-vjeçari dhe në sediljen e pasme gruaja me fëmijët e tyre 10 muajsh.

Oficerët vendosën të kontrollonin makinën, ndërsa në momentin e kontrollit, i riu shqiptar ka shfaqur menjëherë nervozizëm, duke raportuar se jetonte në Bolonja në një rrugë të paspecifikuar, duke e justifikuar praninë e tij në Padova me një vizitë tek një i afërm.

Operacionet e kërkimit u shtrinë edhe në provincën e Parmës, në Roccabianca, ku u identifikua shtëpia e çiftit. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin, policët gjetën dhe sekuestruan edhe 7 kilogramë e gjysmë heroinë.

Në përfundim të aksionit, i riu u arrestua dhe u la në burg, ndërsa gruaja e tij për shkak dhe të fëmijës së mitur, do të hetohet në gjendje të lirë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *