Rreth 700 persona lëvizin me mjete të blinduara në Shqipëri, shumica në Tiranë dhe Durrës

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Rreth 700 makina të blinduara qarkullojnë me leje në Shqipëri. Ato i përkasin individëve, shtetit apo dhe shoqërive të sigurisë fizike.

Në Tiranë, Durrës e Shkodër, qytete ku ka pasur ngjarje kriminale, është regjistruar numri më i madh i makinave kundra plumbave.

94 persona në Shqipëri lëvizin me makina të blinduara. Të paktën ata që i kanë regjistruar në emrat e tyre dhe jo të shoqërive të sigurisë fizike.

Këta të fundit ashtu si institucionet shtetërore, kanë autorizim për të qarkulluar me rreth 600 mjete të blinduara në pronësi të tyre, ku përfshihen furgonat për transport parash e njerëzish apo vetura që mund të merren me qira.

Tirana dhe Durrësi janë qytetet ku lëvizin më shumë individët me mjete kundra plumbave, 21 në secili prej këtyre qyteteve.

Vendin e tretë e zë Shkodra, e pasuar nga Fieri, Vlora e Lezha. Të gjitha janë qytete ku kohët e fundit ka pasur atentate e ngjarje të tjera kriminale.

Nga rreth 700 mjete të blinduara në total në Shqipëri, kryesojnë ato të markës “Fiat”, 240 të tilla. Më pas vijnë “Audi”, “Benz” dhe “Land Rover”.

Gjatë kohës së veprimit të saj, OFL sekuestroi disa makina të blinduara në pronësi të individëve që sipas saj nuk justifikonin pasurinë.….jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *