Rritet çmimi i biletave të autobusëve? Shoqata e transportit sapo bëri paralajmërimin e fortë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.

Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor.

Fillimisht vendimi ishte për t’i kompensuar për muajit mars, prill, maj 2022, por më pas u vendos që afati të shtyhej deri në tetor, për shkak siç ka bërë me dije më herët ministrja e Infrastrukturës, Belinda Baluku se nga paketa anti krizë e muajit prill janë tërhequr vetëm 60% e fondit të vënë në dispozicion për këtë transport sa i përket subvencionit të karburantit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *