Rruga e Arbrit gllabëron miliona, por e degraduar. “Gjoka Konstruksion” mbulon problemet me arna

Jil
Jil
2 Min Read

Duke përshkuar në këmbë segmentin e Rrugës së Arbrit me rrezikun e makinave që qarkullojnë me shpejtësi, kështu shkojnë çdo ditë në mësim nxënësit e shkollës së mesme të Bashkuar të Xibrës.

Rrugën e përshkojnë 2 herë në ditë nxënësit e fshatrave në këtë zonë, ndër ta edhe shumë të vegjël duke rrezikuar jetët e tyre, pasi rruga nuk ka një trotuar për këmbësorët. Rruga që deri me tani ka gllabëruar miliona euro nga fondet publike ofron pasiguri, dhe kërcënon seriozisht jetët e kalimtareve të vegjël.

Mungesa e trotuarit nuk është problem i vetëm në Rrugën e Arbrit, punimet për të cilën zvarriten prej vitesh e që do të kushtojnë plot 311 milion euro.

Adriana Kalaja sherr me punëtorin te Teatri i ri: Zbrit nga eskavatori se të tërheq zvarrë

Mbanin peng stacionin e policisë, forcat speciale ekzekutojnë 33 pengmarrësit

Traseja e rrugës në Njësinë Administrative Xibër në Klos deformohet çdo ditë e më shumë ndërsa kompania “Gjoka Konstruksion” e kontraktuar për punimet mundohet t’i mbulojë këto probleme me mjete rrethanore, siç është ky rast kur me bombol gazi shkrin materialin ngjitës.

Edhe pse një rrugë që do t’i kushtojë shumë taksapaguesve shqiptarë, cilësia e punimeve në segmentin pranë njësisë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Xibër lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja e rrugës, iu rrezikon jetën pasi deformimet janë pambarim.

Reshjet e shiut po ashtu krijojnë probleme të mëdha me rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit duke mos ofruar aspak siguri pavarësisht se ky projekt ka gllabëruar mjaft fonde publike përmes tendereve të dyshimte të Autoritetit Rrugor Shqiptar./news24

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *