Rruga përballë saj u emërtua “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse në Tiranë ndërron adresë! Ja ku është vendosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.

Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje.  

Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.

Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë.  Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë.

Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”.  

Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr. /reproter

Scroll to Top