Rruga Porto Romano-Durrës, Rama nxjerr fotot: Në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto nga kantieri i rrugës Porto Romano-Durrës.

Rama shkruan se në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltime dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.

“Në kantierin e rrugës Porto Romano-Durrës vijon puna, ku aktualisht në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar. Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt i rëndësishëm që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike”, shkruan kreu i qeverisë./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *