Policia Rrugore në Elbasan, ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë këtyre kontrolleve janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Njoftimi: Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 1194 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, konkretisht:
• 338 masa për parakalime të gabuara;
• 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 28 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit:
• 26 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 372 masa për tejkalim shpejtësie;
• 5 masa për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit;
• 358 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë…/jetoilumtu.al/