JiL.al - Jeto i Lumtur

Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin në 24-vjetorin e vrasjes së tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sot mbushen 24 vite nga vrasja e një nga figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, që prej themelimit të saj. Cilësuar si “vrasja e shekullit” Azem Hajdari u ekzekutua pranë selisë së PD, më 12 shtator 1998.

Në një takim në “Qytet Studenti”, për figurën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ndau kujtimet e saj për të atin. Mes ë tjerash ajo kujtoi Besim Çerën, për të cilin tha se ai ishte i pandashëm me babain e saj.

“Familja ime do ti jetë gjithnjë mirënjohës, Besim Çerës. Ai humbi jetën e tij për të mbrojtur babin. Ishte fjalë pak, dhe sa herë që vinte në shtëpi, ai udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thoshte: mos bëj asgjë, se nuk ke nevojë. Ai nuk donte ta lodhte mamin më tepër.

Besimi për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin”, tregoi Rudina Hajdari.

“Një kujtim tjetër qe dua të ndaj me ju. Nga fëmijëria ime. Kur isha fare e vogël ndoshta në moshën e Sihanës, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla. Ai donte që unë të isha më e mira në mësime.

Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë, u futa dhe pas sediljes pashë një këmishë të gjakosur.

Më vonë mora vesh që babin e kishin plagosur në Pralament. Gjëja e parë që më tha: hë Rudina çfarë notash more sot?

Dhe thashë si ka mundësi që ky njeri në këtë gjendje më pyet për mësimet. Por i tillë ishte babi, Azemi që kujdesej për të gjithë.

Ai e bënte këtë me dëshirën më të madhe dhe asgjë nuk mund ta ndalte në përkujdesjen që kishte për njerëzit. Në udhëtimet e mia, kudo i kam gjetur gjurmët e tij, diku ka mundësuar ujin, diku punësimin, diku nëpër sofra ka lënë shenjë me bisedat e tij”, rrëfeu ajo.

Scroll to Top