Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas më shumë se 200 ditë lufte të pandërprerë në Ukrainë, sasia e armëve ruse të përdorura ose të dëmtuara, është e dimensioneve të padëgjuara pas Luftës së Dytë Botërore.
Janë me mijëra mjetet tokësore dhe ajrore që tashmë ndodhen jashtë përdorimit, dhe kjo ka shtrënguar Kremlinin për të blerë mjete shtesë nga aleatët e paktë që mund të radhisë.
Një prej tyre është Irani, nga i cili dyshohet se ka marrë një seri dronesh luftarakë, në veçanti modelin Shahed 136.
Lajmi i furnizimit të Teherenit për ushtrinë ruse dihej prej kohësh, dhe ka qenë e paralajmëruar në korrik, edhe nga vetë Shtëpia e Bardhë.
Por sot burime britanike bëjnë të ditur se forcat e Kievit kanë rrezuar për herë të parë një dron të tillë në qiejt e Ukrainës, duke pohuar lajmet e mëparshme.