“Rusia rrezikon të lërë gjithë botën në uri”, SHBA thirrje Moskës: Të mos pengojë furnizimin me drithëra, çmimet po rriten dhe…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Së fundmi Rusia ka marrë vendimin për bllokimin e eksortin e drithërave në Detin e Zi.

Ky vendim është cilësuar nga ana e SHBA-së si një një shantazh kolektiv. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha ndër të tjera se Rusia po e përdor edhe një herë ushqimin si armë, në një luftë që ajo filloi.

“Mënyra më efektive për të garantuar sigurinë ushqimore do të ishte që Rusia t’i kthehet marrëveshjes dhe të ndalojë luftën kundër Ukrainës”, tha Price për Zërin e Amerikës.

Çmimet botërore të ushqimeve kanë filluar të rriten sërish për shkak të pasigurisë rreth marrëveshjes së drithit në Detin e Zi. Price theksoi se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Rusisë që të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në nismën e grurit.

“Ne duam që kjo nismë të ringjallet. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë angazhimet që ka marrë për të mos penguar furnizimin me drithëra dhe produkte të tjera ushqimore shumë të nevojshme”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, asnjë vend tjetër “nuk mund të zëvendësojë aftësinë e Ukrainës për të eksportuar grurë përmes Detit të Zi”.

“Çdo veprim i Rusisë që synon bllokimin e eksporteve të drithit jetik do të tregojë, në fakt, se Kremlini nuk i intereson nëse njerëzit dhe familjet në mbarë botën paguajnë më shumë për ushqim apo janë të uritur,” tha ai, duke shtuar se përpjekjet e Moskës për të marrë koncesione në këmbim të kthimit në “marrëveshjen e grurit” do të përbënin shantazh kolektiv.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *