JiL.al - Jeto i Lumtur

Sa do zgjas i nxehti eksteem? Kthesa e madhe e motit, ç’na pret në ditët e ardhshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Rajoni ynë gjendet nën ndikimin e masave të thata dhe stabile anticiklonike dhe periferisë së masave të freskëta ciklonike që gjenden thellë në lindje dhe verilindje të Evropes.

Si pasojë kemi mot të kthjellët dhe jo shumë të nxehtë, për shkak të ndikimit të atyre masave nga verilindja dhe lindja, megithatë shumë nxehtë është në viset mesdhetare të Shqipërisë duke filluar nga veriperëndimi e veqanërisht në Ultësirën Perëndimore ngase atje nuk arrijnë masa e freskëta nga lindja dhe verilindja.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Shumë nxehtë është edhe në jug të Malit të Zi, zonat e ulëta të Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu në Dukagjin.

Një zonë ajrore termike nga Afrika Veriore pritet që sërish të ngritë temperaturat nga nesër dhe pasnesër në Ballkan edhe në zonat kontinentale. Po ashtu pritet rritja e presionit atmosferik, gjegjësisht fuqizimi i mases së thatë anticiklonike dhe për këtë arsye deri në fundjavë (të dielën) na pret mot me diell dhe gjithnjë më i nxehtë.

Gjatë fundjaves do të kemi zbritjen e një mase jo-stabile ajrore e cila pritet të shkaktojë destabilizim të atmosferës dhe ulje të temperaturave.

Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike nga e diela priten zhvillime të vranësirave të shiut me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje graduale, fillimisht në Kosovë e pastaj me fillimin e javes tjetër edhe në Shqipëri..…jetoilumtu.al/

Scroll to Top