Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua ditën e djeshme nga policia në Pukë, nën akuzë për grabitje me dhunë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
27-vjeçari ishte autor i një grabitjeje të ndodhur dy vite më parë më 20 gusht, ku viktimë e vjedhjes ra 80-vjeçarja Mirk Ndoja, e cila banonte e vetme. 27-vjeçari, së bashku me një bashkëpunëtor të tij, hynë me dhunë në shtëpinë e saj. E moshuara në atë kohë sapo kishte tërhequr lekët e pensionit dhe autorët me sa duket kishin informacion për këtë fakt dhe për këtë arsye shkuan në mes të natës në banesën e saj.
E moshuara u godit disa herë nga grabitësit e pamëshirshëm, duke i shkaktuar hematoma, ndërsa pësoi edhe një frakturë në këmbë, brinjë dhe kokë. Më pas, Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë, të cilët e ndihmuan dhe njoftuan ambulancën. Pasi mori ndihmë mjekësore në spital, gruaja arriti të mbijetonte, pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj saj nga të dy të rinjtë.
E moshuara deklaronte në atë kohë se autorët i kishin hyrë në mes të natës në banesë, duke i kërkuar lekët e pensionit. Ajo tregoi se në shtëpi kishte edhe lekë që i kishte ruajtur nga ato që ia kishin falur të afërmit dhe se shuma e grabitur ishte rreth 1 milion lekë të vjetër.
“Erdhën dhe më thanë paret. I morën. Nuk kisha shumë. Më kanë lidhur gjatë natës. Kanë ardhur dhe më kanë plas në tokë. Më dhunuan se për të më lidhur nuk kisha problem. Jam zgjidhur me dhëmbë. Vetëm Zoti më ka ndihmuar. Nuk i kam njohur. Unë kam qenë në gjumë. Nuk kam fëmijë, as burrë. Erdhën dhe u kapën me një plakë të shkretë. Kam qenë edhe e sëmurë. Policia të gjejë autorët. Nuk i kam bërë gjë kujt. Boll frikë kam. Çfarë të më bëjnë, vetëm të më presin në qafë”, deklaronte ajo në atë kohë.
E moshuara prej 50 vitesh jeton e vetme në lagjen “Kashigji”, ndërsa pak vite më parë i ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti, me të cilin nuk kishte fëmijë.jetoilumtu.al/