Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një shqiptar në Greqi do kryejë 40 muaj burg pasi akuzohet për dhunë dhe kërcënime në familje. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Volos.
Bëhet fjalë për një biznesmen shqiptar në fushën e ndërtimit, i cili akuzohet se përveç dhunës ndaj bashkëshortes, kishte tentuar të vriste dhe vjehrrin e tij, duke i vënë një thikë në fyt.
Po ashtu 46-vjeçari akuzohet se kishte marrë një bidon me benzinë për të djegur gruan dhe vjehrrin e tij dhe më pas kishte kërcënuar një prokuror.
Mediat greke raportojnë se ai në “emër të dashurisë” për fëmijën e tij të mitur, ai ka tërhequr zvarrë dhe rrahur gruan dhe vjehrrën, ndërsa u fajësua duke pretenduar se ka probleme psikike dhe me drogën, për të krijuar alibinë e tij.
Ndonëse ai u dënua me 40 muaj burg, shqiptari siç duket nuk ka hequr dorë nga kërcënimet e tij. Mbrëmë vonë mësohet se ka telefonuar në shtëpinë e vjehrrit të tij duke thënë se; “Sa të mbarojë gjyqi do të dal dhe për pesë minuta kudo që fshiheni do t’ju gjej dhe do t’ju vras”.
Të premten ai u dënua me 40 muaj burg për dy incidente. Në rastin e parë ai akuzohet se ishte ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së ish-vjehërrve, ku jetojnë edhe ish-bashkëshortja (ende në proces divorci) dhe fëmija i tij dhe ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë dhe duke tentuar të futet në shtëpi. Fatmirësisht në shtëpi nuk ishte ish-gruaja dhe fëmija i tyre.
Ai hodhi një gur dhe goditi vjehrrën në këmbë, ndërkohë, vjehrrit i vuri thikën në qafë, ndërsa e godiste me shuplakë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë. Në një rast të dytë ai kishte ndjekur vjehrrin e tij me shkop.
“Po jetojmë ferr, mes frikës dhe drurit”, tha vjehrri. Kujtojmë se 46-vjeçari kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar çështjen e tij.