Davide Pecoreli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh është arrestuar.
medias italiane, Davide Pecorelli ka përfunduar në burg, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Skuadra me nxitjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, ka vijuar me arrestimin provizor për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë së shtetasit italian Davide Pecorelli”, shkruan Shtabi i Policisë së Perugias.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në janar të vitit 2021 Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, i kishte vënë flakën një makinë të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, ndërsa brenda saj kishte vendosur dhe eshra njeriu, për ta bërë më të besueshme.
Më vonë ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin Montecristo, në Itali.
“Dokumentet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias, Sergio Sottani, për t’u dorëzuar të hënën në verifikim në Gjykatën e Apelit të Perugias”, përfundon selia e policisë.
Ai akuzohet nga autoritetet shqptare për mashtrim, përdhosje varresh, shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.