Romanca e Elhaidës dhe Ledianit, po merr shumë vëmendje këto ditë të fundit të vitit.
Elhaida pranoi se prej javësh, ata kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin por nuk kanë dashur ta bëjnë me dije për publikun.
Gjithashtu edhe producentja, Sara Hoxha, shpjegoi në “Goca & Gra” se si pritën momentin që gjithçka të bëhej publike. Ajo tregoi se pavarësisht se produksioni e dinte prej disa javësh, ka pr itur që Elhaida të japë miratimin e saj.
“Në kishim disa javë që e dinim si produksion por i takonte Elhaidës që të vendoste kur ishte gati. Kur ajo ishte gati ne thamë të ndihmojmë ne që të dalë ajo love story që është realisht, pasi Elhaida dhe Ledi kanë aq shumë kimi. Kanë gjetur njëri-tjetrin”, tha Sara Hoxha.
Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.