Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një nga çiftet e krijuara në shtëpinë e Big Bother VIP janë DJ PM dhe blogerja, Sarah Berisha.
Dyshja po vazhdojnë të shijojnë lidhjen romantike edhe kur janë bërë pothuajse një vit nga përfundimi i spektaklit.
PM dhe Sarah kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe disa momentet i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.
Por, ka disa prej tyre që nga postimet e tyre mendojnë që DJ nga Kosova nuk e trajton mirë partneren e tij dhe për këtë ka reaguar vetë ai.
Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë) ka realizuar një pyetësor në llogarinë e tij në Instagram duke iu kthyer përgjigjen disave prej kureshtarëve.
Foto: DJ PM/
“Sarah vajzë me gjitha të mirat dmth 10/10 edhe aspak nuk e trajton mirë, më dhimbset shumë”, ka shkruar njëri prej ndjekësve.
Nuk ka vonuar përgjigja e PM i cili u shpreh: “Edhe mua më dhimbset për ata mezi jam duke e mbajtur qe 1 vjet gati aq keq që po e trajtojë”.
Ndërkohë, një tjetër e ka pyetur se pse ai duket çdo herë nervoz sa herë që Sarah i bën video.
“E vërtetë që dukem por se keni idenë sa videon ma bën kohë pas kohe, ndonjëherë mendoj që akoma e kam kamerën e BB duke më ndjekur krejt për shkak të Sarës dhe Kledit, edhe diçka Sarah e bën me qëllim sepse vdes duke qeshur kur unë acarohem”, ishte përgjigja e DJ-të.
Ndryshe, përveç tyre një tjetër çifti i krijuar në shtëpinë e famshme janë edhe DJ Dagz dhe Einxhel Shkira, të cilët së shpejti do të bëhen prindër.