
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bodin” janë arrestuar në flagrancë babë e bir (S. B., 62 vjeç dhe Z. B., 27 vjeç) të cilët kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre në fshatin Bodin dhe me pas i përpunonin ato.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Gjithashtu në pranga ra dhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratori i Njësisë Administrative Gracen, F. S., 58 vjeç si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan, R. B., 62 vjeç. Në kuadër të këtij operacioni, në hetim janë edhe 3 persona të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga kontrolli i ushtruar në tokën në fshatin Bodin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al