JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekuestrohet 611 kg kanabis/ Lëvizjet e dyshimta i çojnë trafikantët “në duart” e policisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskl uzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Guardia di Finanza ka sekuestruar 611 kg kanabis në një automjet tip “TIR”, me targa spanjolle.

Mjeti po qarkullonte në unazën e qytetit në Romë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.

Operacioni i ndalimit të mjetit është bërë pas disa manovrave të dyshimta që drejtuesi i TIR bëri në dalje të unazës.

Pas kësaj, patrulla e Guardia di Finanza e Romës, vendosi të kryej kontrollin e rastit, shkruajnë mediat italiane.

Personat që ndodheshin në makinë u shfaqën të nervozuar, duke sjellë dyshime e më pas një analizë më teknike e automjetit zbuloi mes arkave me kafe e pudër u gjetën të fshehura 611 kilogramë hashash.

Sipas financës italiane droga e gjetur kapte një vlerë rreth 2.5 milionë euro.

Dy personat që ndodheshin në automjet janë ndaluar dhe ndodhen në burg, ndërsa një process hetimi ka nisur nga autoritetet italiane. 

BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top