Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Guardia di Finanza ka sekuestruar 611 kg kanabis në një automjet tip “TIR”, me targa spanjolle.
Mjeti po qarkullonte në unazën e qytetit në Romë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.
Operacioni i ndalimit të mjetit është bërë pas disa manovrave të dyshimta që drejtuesi i TIR bëri në dalje të unazës.
Pas kësaj, patrulla e Guardia di Finanza e Romës, vendosi të kryej kontrollin e rastit, shkruajnë mediat italiane.
Personat që ndodheshin në makinë u shfaqën të nervozuar, duke sjellë dyshime e më pas një analizë më teknike e automjetit zbuloi mes arkave me kafe e pudër u gjetën të fshehura 611 kilogramë hashash.
Sipas financës italiane droga e gjetur kapte një vlerë rreth 2.5 milionë euro.
Dy personat që ndodheshin në automjet janë ndaluar dhe ndodhen në burg, ndërsa një process hetimi ka nisur nga autoritetet italiane.
BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet