Sekuestrohet autobusi plot me bagazhe në Itali, shqiptarët mbeten në mes të katër rrugëve

Jil
Jil
1 Min Read

Një autobus që transportonte shqiptarë është sekuestruar në qytetin e Firences në Itali, pasi autoritetet zbuluan parregullsi në dokumentacion.

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 dhjetor, kur policia ndaloi autobusin me shqiptarë dhe të mbushur me mallra që mesa duket ishin porosi për në vendlindje.

Shoferi pretendoi se ata ishin duke organizuar një tur turikstik, por pas kontrollit nga karabinierët, rezultoi se autobusi kryente transport të rregullt udhëtarësh, me data dhe orar të caktuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shoferi u gjobit me 1,400 euro për parregullsi me mallrat si dhe 480 euro për parregullsi në dokumentat e transportit. Ndërsa autobusi u sekuesturua deri në plotësimin e dokumentave dhe pagesën e gjobës.

Shqiptarët u detyruan të gjejnë metoda të tjera transporti për t’u kthyer në venlindje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *