Sekuestrohet “Range” luksoz në Morinë, çfarë zbuloi policia pasi “hapi letrat”

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sot nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura “Land Rover” me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.

 

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri”, njofton policia, transmeton Express.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

“Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”, thuhet tutje në njoftim.…jetoilumtu.al/

 

Burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *