Semi i zbuloi lidhjen në emision, reagon Bojken Lako

Jil
Jil
1 Min Read

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku gjatë një sfide duhej të zbulonte sekretet e personazheve të ndryshëm, njëri prej të cilëve ishte dhe ish-partneri i saj Bojken Lako. Këngëtarja zbuloi se Bojkeni është në një lidhje të re dashurie me një vajzë bjonde mjaft simpatike.

I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bojkeni ka reaguar për herë të parë ndaj kësaj deklarate. Ai ka treguar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Semin pasi e vlerëson si njeri.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”, është shprehur ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *