JiL.al - Jeto i Lumtur

Sëmundja që i thyen kockat ka lidhur 14-vjeçarin pas karriges me rrota, nënë e bir kërkojnë ndihmë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Leo Hasanllari është 14 vjeç dhe vuan nga një sëmundje kockash që e ka lënë gjithë jetën e tij në karrocë. Së fundmi janë shtuar dhimbjet dhe Leo ka nevojë për dy operacione jashtë vendit. Nëna e tij tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan vuajtjet, që ajo dhe i biri kalojnë çdo ditë, për shkak të problemeve të Leos. Sot apelojnë për ndihmë pasi dhimbjet janë shtuar shumë. Leo ka ëndrra, ai do që të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë! 

Nëna: Ka 14 vite që djali im lufton për këtë ditë që ai të shërohet dhe të ecë.

Leo: Unë  qëkur linda kam 14 vite me këtë sëmundje.  Më solli një problem që më thyen të gjithë kockat dhe më dhemb i gjithë trupi im. Edhe në dimër kam shumë dhimbje në trup, në këmbë. 14 herë jam operuar deri tani.

Nëna: Operacioni më i vështirë kur iu vendosën shtizat dhe pllakat që ka këtu poshtë. Ka rrezikuar edhe jetën aty, ka kaluar koma, 3 ditë djali nuk përmendej, ajo ka qenë shumë e vështirë. Vetëm këtu e kanë operuar 4 herë. Zoti i ka dhënë fuqi, por ka shumë forcë ka shumë dëshirë që të jetojë.  Një fëmijë 14 vjeç lutet për të jetuar.

Leo: Sa herë mendoj që nëse do isha në këmbë nuk do e lodhja kaq shumë mamin. I them mos u mërzit, e përqafoj, i them që mos ki merak se unë do shërohem dhe kur të shërohem, do i bëj të gjitha për ty.

Nëna: Djali im është në një moment shumë të vështirë dhe do iu lutesha ta ndihmonit sadopak, sa të kishit mundësi vetëm që djali im ta realizojë këtë operacion që t’i realizohen ëndrrat që ka ai. Do doja shumë që ta ndihmonin, sa të kishin mundësi shqiptarët, ta ndihmonin sadopak djalin.

Operacionet e tij kushtojnë 40.000 Euro. Nëse nuk realizohen këto ndërhyrje, gjërat për Leon do të shkojnë keq. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë menduar të solidarizohen me 14-vjeçarin, duke bërë thirrje për ta ndihmuar atë të jetojë./tvklan.al

Scroll to Top