Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Afrimi i afatit për fillimin e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me dokumente ka bërë që të ngritën tensionet në veri të Kosovës. Disa rrugë në veri kanë filluar të bllokohen ndërsa qytetarët serbë janë thirrur me sirena që të mblidhen.
Në orët e pasditës të së dielës, sirena të alarmit u lëshuan në Mitrovicën e Veriut. Këto sirena janë thirrje për serbët e veriut që të mblidhen. Kjo po ndodhte ndërkohë që ia ashtuquajturi “kryetari i zyrës për Kosovën” Aleksandar Petkoviq kishte mbledhur eksponentë të Listës Serbe, parti që thirret në përfaqësimin e serbëve të Kosovës, në Rashkë të Serbisë për “konsultime”. Takimi po mbahej pas dyerve të mbyllura.
Pas më pak se një ore, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, konfirmoi se ishte bllokuar një rrugë në fshatin Rudarë të komunës së Zubin Potokut. Kjo kishte ndodhur pasi ishte përhapur një lajm i rrejshëm që njësitet speciale do të bllokonin fshatin.
“Kishte bllokim të rrugës në Zubin Potok afër Rudarit. Pretendohet se është përhapur një lajm i rrejshëm se komuna do të bllokohet nga njësitet speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Hoti.
Pas kësaj, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.
Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.
KFOR-i ka konfirmuar se ka dalë në terren dhe po monitoron të situatën. Lidhur me sirenat e alarmit që janë dëgjuar vazhdimisht për një orë në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Kështu kanë kanë konfirmuar për KoSSev Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it.
Në ndërkohë, kishte përfunduar takimi i thirrur nga Petkoviq në Rashkë të Serbisë.
Ai ka thënë se ka qenë “diskutim i gjatë dhe i vështirë”. Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë – Serbi..…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/