JiL.al - Jeto i Lumtur

Serbët heqin barrikadat në veri të Mitrovicës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Barrikadat në veri të Mitrovicës në Kosovë janë hequr nga serbët pasditen e kësaj të enjteje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pamjet e siguruara nga gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, tregojnë kamionët që hiqen nga rrugët e bllokuara, duke mundësuar kështu qarkullimin e lirë.

Situata është mbajtur në monitorim nga KFOR. Barrikadat janë hequr një ditë pasi Presidenti serb Vuçiç u takua me serbët e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës.

Barrikada e vendosur në pikën kufitare të Merdares u hoq gjatë paradites së sotme. /tvklan.al

Scroll to Top