Teodora dhe Jovana nxënëse në vitin e dytë në Shkollën e mesme “Nikolla Karev”, sot në ora 9:30 së bashku me nxënësit tjerë janë larguar nga ora mësimore pas njoftimit se në këtë shkollë është vendosur bombë.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
“Nuk e shikojmë dhe aq si rrezik, thjesht na kap euforia që nuk kemi orë mësimore, dhe sa i përket rrezikut, nuk e di se a janë qesharake apo të vërtete këto paralajmërime , ndodh shumë shpesh dhe themi bomba dhe të dalim nga shkolla. Në 9:30 mendoj se ishte, dhe kur ishim në ndërrim të dytë kishte alarmi për bomba, thonë që emalimet mbërrin pas orës 1:30.”
Disa të moshuar të anketuar nga Klan Macedonia thonë se nuk i shohin si rrezik paralajmërimet për bomba nëpër shkolla.
“Shihet se janë të pavërteta, nëse është 100 herë e pavërtete, patjetër që të jetë e rreme, luan dikush siç duket nga më të rinjtë.”
“Ç’të them edhe unë, nuk e di, nuk është asgjë serioze.”
E përveç shkollës së mesme “Nikolla Karev”, informacione për bombë të vendosura sot kanë marrë edhe tri shkolla tjera në Shkup.
“Sot në SPB Shkup rreth orës 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të katër shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.”
Raporti për bomba të vendosura në shkollat e mesme filloi dy javë më parë, ndërsa paralajmërimi i parafundit për bomba të vendosura në shkollat e Shkupit ishte dy ditë më heret.
Klan Macedonia