JiL.al - Jeto i Lumtur

Servilizmi, sëmundje kronike e shqiptarëve! SHKRUAR NGA FLORIM ZEQA

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pavarësisht ndërrimit të pushteteve, servilët u pershtaten të gjithëve. Servilizmi është semundje e pa shërueshme ndër shqiptar. Servilet ndahen në disa kategori, por më të rrezikshmit mbeten servilet e sofistikuar!

Servilizmi i sofistikuar i intelektualëve interesaxhinj

Fjala e sofistikuar rrjedh nga fjala greke “sophistikós”, që do të thotë ‘relativ me sofistët’. Sofistët ishin retorikë të famshëm për aftësinë e tyre për të trilluarit, kompleksin dhe të panatyrshmen. Prandaj, e sofistikuar është gjithashtu diçka e panatyrshme, e cila pretendon të jetë ajo që nuk është. I sofistikuar është një person që sillet në një mënyrë të dalluar dhe elegante nga të tjerët me personalitetin e dyfisht.

Pa dashur ta personalizoj analizën e mëposhtme, servilët dallojnë për nga niveli intelektual. Sa më i ngritur të jetë servili, serviliteti është më i sofistikuar (më elegant dhe më i padukshëm nga të tjerët), kurse sa më injorant të jetë servili kalon në banalitet dhe bëhet i dallueshëm nga të tjerët!

Pa dashur që ta nxjerr lakuriq me emër dhe mbiemër para të tjerëve, po e marr si model shembullin e një intelektuali i cili u ka shërbyer të gjitha pushteteve të pasluftës në nivelin lokal dhe qendror. Intelektuali servil ka përfituar nga të gjitha pushtetet e pasluftës duke punësuar familjarë në institutcione dhe kompani publike, duke nxjerrur donacione (mjete financiare) nga qeveritarët për botimin e dhjetëra librave brenda çdo viti kalendarik. Por, askujt në Kosovë, përveç atyre që e njohin nga afër u shkon mendja për intelektualin interesaxhi, “qengjin” që i ka thithur të gjitha pushtetet deri tek ky i fundit!

Pra ky është servilizmi i sofistikuar që ushqehet në mënyrë perfide të gjitha pushtetet, kurse në anën tjetër, në opinionin publik paraqitet burr i mirë dhe patriot, duke përfituar nga djersa dhe mundi i popullit dhe duke abuzuar me interesin e përgjithshëm për interesa personale.

Roli i intelektualit në shoqëri

“Dy palë njerëz e prishin odën” thonin të vjetrit, “ata që nuk dijnë e flasin dhe ata që dijnë e nuk flasin”. Në grupin e parë të njerëzve hyjnë injorantët e të paditurit që flasin shumë e s’thonë asgjë, ndërsa në grupin e dytë të njerëzve hyjnë të mençurit e të diturit që hezitojnë të flasin.Intelektual janë njerëzit me dhunti natyrore (nga Zoti), me një intelegjencë të zhvilluar që i thonë gjërat qartë e bindshëm, duke reflekuar besim dhe shpresë për ardhmëri në mesin që i rrethon dhe jo vetëm.

Në të kaluarën, njerëzit e ditur (intelektualët), edhe kur nuk kanë mundur të shprehen lirshëm nga pushtuesit, gjithmonë e kanë gjetur mënyrën pët t’ia thënë të vërtetën popullit të tyre përmes metaforave, anekdodave, tregimeve të imagjinuara (meseleve).Njerëzit e ditur dhe ntelektualët ishin bartës të lëvizjeve kombëtare që nga kohët antike e deri në ditët e sotme, që nga Kuvendi i Lezhës e deri të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që nga Rilindja Kombëtare e deri të lëvizja paqësore demokratike (LDK) e viteve të ’90-ta, intelektualët u shndërruan në prijës politik dhe ushtarak, për ta nxjerrë popullin nga shtypja dhe robëria shekullore siç ndodhi edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99.

Për unifikimin e trurit kombëtar

LIFE STYLE  Opinion

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top