SHBA-Kanada, mbi 1 milionë njerëz pa energji elektrike

Jil
Jil
2 Min Read

Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada po e kalojnë Krishtlindjen pa energji elektrike, teksa një stuhi e fuqishme dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Nga një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, sjell borë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta – janë prekur gati 250 milionë njerëz nga kjo fatkeqësi, dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë, e cila shtrihet më shumë se 3.200 kilometra nga Quebek në Teksas, raporton BBC.

Mijëra fluturime u anuluan gjatë periudhës së pushimeve.

Nga i ftohti ekstrem më së shumti u godit hteti perëndimor i SHBA-së, Montana, ku temperaturat ranë në minus 45 gradë Celsius.

Përmbytje bregdetare u panë në rajonin verilindor të SHBA-së të Nju England, ku u rrëzuan edhe linjat e energjisë elektrike.

Edhe shtetet jugore të Floridës dhe Xhorgjisë, të cilat kanë dimër më të butë, po marrin paralajmërime për të ftohtin.

I vetmi rajon i kursyer kryesisht nga moti i ftohtë është Kalifornia, ku vargjet malore kontinentale ndihmojnë në mbrojtjen e tij.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebekut u prekën më sëshumti. Pjesa më e madhe e vendit ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *