Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, njerëzit bien në det (Me video)

Jil
Jil
1 Min Read

Një lokal është shembur në një pjesë të tij në Bebek të Stambollit.Haberler shkruan se nga shembja e parvazit të një restoranti pranë detit 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e policisë, zjarrëfikëses dhe urgjenca mjekësore. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sot rreth orës 21.00, 4 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy. Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi,”- tha Administrata Rajonale e Beshiktashit./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *