Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Perspektiva e dashurisë është e re dhe emocionuese për të gjithë ata që hyjnë në një lidhje.
Por sapo fluturat të qetësohen dhe të krijohet përkushtimi mes dy partnerëve, duhet të prisni me padurim fazën tjetër të marrëdhënies suaj.
Faza e vendosjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të dashurisë, punës, shëndetit dhe jetës familjare.
Një aspekt i rëndësishëm në këtë është të kuptoni nëse keni pavarësinë tuaj në marrëdhënie, apo jeni “bisht” i partnerit/es tuaj.
Varësia ndaj partnerit/es mund të vrasë marrëdhëniet afatgjata. Pra, kini kujdes, shenjat e mëposhtme ju tregojnë se keni pavarësinë tuaj në një marrëdhënie të shëndetshme.
Keni hapësirën tuaj personale
Mund të jetë e vështirë për çiftet që bashkëjetojnë të sigurojnë që ata të kenë hapësira të përbashkëta, si dhe një hapësirë private. Kjo është e rëndësishme sepse mund të jetë vendi ku ata mund të çlodhen, të pushojnë dhe të kenë një perspektivë të re. Një mënyrë e thjeshtë për ta krijuar këtë në shtëpinë tuaj është të keni një dhomë studimi apo edhe një papafingo si vendstrehimin tuaj, ku mund të kaloni pak kohë larg nga partneri/partnerja juaj.
Nuk keni hobi të njëjta
Ashtu siç është e rëndësishme të kaloni kohë me partnerin tuaj; të kesh hobi të veçantë dhe kohë të ndarë ka një meritë të barabartë. Kjo ndodh sepse shijimi i kohës së lirë individuale siguron se po kaloni një dozë të shëndetshme kohe larg partnerit tuaj, ju lejon të rriteni dhe të evoluoni si individ.
Nuk jeni të izoluar nga miqtë apo familja
Fillimisht në marrëdhënie, shumë njerëz refuzojnë t’i lënë partnerët e tyre vetëm edhe për një periudhë të shkurtër. Megjithatë, nuk duhet ta izoloni partnerin tuaj. Duhet t’i lejoni të kalojë një kohë të shëndetshme me familjen. Reciprokisht edhe ju duhet të kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj.”…jetoilumtu.al/