Shënjestra e sulmit me armë në Milot, Ylli Brahimi refuzon të dëshmojë për herë të dytë

Jil
Jil
3 Min Read

Kur kanë kaluar 7 ditë nga atentati i Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë miku i tij, Ylli Brahimi, i cili ndodhet ende në spital. Agresorët janë kujdesur me përpikmëri, që në këtë krim të linin sa më pak prova që do mund t’i identifikonin.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNews“, Ylli Brahimi, është tentuar dy herë të merret në pyetje nga Policia dhe nuk ka qenë në gjendje të flasë. Madje në nisjen e dëshmisë për hetuesit e çështjes ai u ka kërkuar që të ndalojnë pasi nuk ka qenë më në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Megjithatë siguria për të është maksimale, pasi në dhomën e 46-vjeçarit hyjnë vetëm familjarët dhe punonjës të Policisë që janë pjesë e grupit hetimor duke e mbajtur në ruajtje 24 orë nga efektivët.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes, hetuesit kanë mbledhur gjatë këtyre 7 ditëve për këtë ngjarje kriminale, janë vetëm 108 gëzhoja kallashnikovi, një automjet “Audi” të djegur dhe dy armë të djegura. Ndërsa ditën e krimit, DVR-ja në shtëpinë e Brahimit, që mbante në memorie filmimet nga kamerat e sigurisë, ka qënë e fikur.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë më 17 korrik. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

Prokuroria e Krujës dhe Kurbinit kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë vendosur që të bashkojnë dy dosjet me njëra-tjetrën, edhe pse i ndajnë vetëm pak ditë, e të shkuarat e viktimave janë të ndërthurua bashkë. Megjithatë duket se aksioni për vrasje që ka nisur nuk ka të ndalur, pasi disa ditë më parë në Tiranë u kapën dy persona që lëviznin me snajper. …jetoilumtu.al/  

 

 

Burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *