Një përleshje masive ka ndodhur ditën e sotme mes një grupi të miturish shqiptar dhe egjiptian në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Castelletto të Xhenovas.
Sipas Ansa, shtatë prej tyre kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që 10 nga 20 të rinjtë e përfshirë janë identifikuar dhe për të cilët do të raportohet. Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët dhe policia, të cilët ndërhynë në vend, një grup shqiptarësh dhe një egjiptian e magrebian janë rrahur me rripa, fikëse dhe hekura.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj ku alarmin e ngritën disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat nga sherri masiv.
Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Në përleshje të rinjtë kanë thyer xhama dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.
Jeto I Lumtur.al